kalendari islam 2022 pdf | kalendari i vitit 2022

DITËT DHE NETËT E SHËNUARA ISLAME
PËR VITIN 2022 (1443-1444 HIXHRI)
03.02.2022 – Nata e Mirë e parë – Regaib
27.02.2022 – Nata e Mirë e dytë – Miraxh
17.03.2022 – Nata e Mirë e tretë – Beraet
02.04.2022 – Dita e parë e agjërimit të Ramazanit
27.04.2022 – Nata e Kadrit
02.05.2022 – Dita e parë e Fitër Bajramit
Bajrami falet në orën 06:20
08.07.2022 – Dita e Arafatit
09.07.2022 – Dita e parë e Kurban Bajramit
Bajrami falet në orën 06:05
30.07.2022 – Dita e parë e Vitit të Ri Hixhri 1444
08.08.2022 – Dita e Ashurasë
07.10.2022 – Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.
(Mevludi)
Shënim i rëndësishëm: Duke pasur parasysh paqartësitë për
ndryshimin ose jo të orës për vitin 2022, ju bëjmë me dije se
do të ndiqet i njëjti sistem i ndryshimit të orës në muajt mars
dhe tetor. Oraret e faljeve janë renditur sipas sistemit në fjalë

kalendari ramazanit 2022 shqip

“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët
janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.”
(El-Mu’minun, 1-2)
“Me të vërtetë mes njeriut dhe mes shirkut (ortakërisë) e kufrit
(mohimit) është lënia e namazit.”
(Transmeton Muslimi)
NAMAZET FARZ
“Allahu ka urdhëruar pesë namaze për njerëzit. Kushdo që i kryen
dhe nuk lë ndonjë prej tyre, do të ketë një marrëveshje me Allahun,
që Ai do ta lërë këtë njeri të hyjë në Xhenet. Ai njeri i cili nuk i kryen
namazet, nuk do të ketë marrëveshje me Allahun. Nëse Allahu do,
Ai mund ta dënojë atë dhe nëse do, mund ta falë atë.”
(Transmeton Ebu Daudi, Ahmedi)
NAMAZI I XHUMASË
“O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për namazin e
xhumasë, nxitoni në përkujtim të Allahut dhe ndërpriteni
shitblerjen.”(Xhumua, 9)
“Namazi i xhumasë për atë që lahet, pastron dhëmbët, lyhet me
erë të mirë, vishet me rroba të pastra e vjen në faltore ku zë vend
për namaz pa prishur radhët, dëgjon dhe falet në heshtje deri në
fund, i shlyen gjynahet e vogla të bëra që nga xhumaja e kaluar.”
(Transmeton Buhariu)
NAMAZI I VITRIT
“Vitri është i sakti, ai që nuk e fal vitrin, nuk është prej nesh.”
(Transmeton Ebu Daudi)
5

kalendari islam 2022 netet e mira

NAMAZET SUNETE
“Atij që vazhdon të falë për çdo ditë 12 rekate, Allahu xh.sh. i jep
një shpërblim të madh në Xhenet. Ato janë: 2 rekate para farzit të
sabahut, 4 rekate para farzit të drekës, 2 rekate pas farzit të drekës,
2 rekate pas farzit të akshamit dhe 2 rekate pas farzit të jacisë.”
(Transmeton Buhariu)
NAMAZET E BAJRAMEVE
“Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit Tim
falët namazin e bajramit. Kthehuni në shtëpitë tuaja të pastruar
nga mëkatet dhe të falur!”
(Hadith Kudsij)
NAMAZI I XHENAZES
“Ai që shkon në xhenaze për hir të Zotit duke kërkuar prej Tij
shpërblimin dhe jo për gjë tjetër dhe qëndron derisa të falet
xhenazja e të varroset i vdekuri, kthehet me dy të mira të mëdha,
që secila prej tyre është sa një mal, kurse ai që fal xhenazen e
kthehet pa e përcjellë të vdekurin derisa të varroset, kthehet vetëm
me njërën prej të mirave.”
(Transmeton Buhariu, Muslimi)
SQARIM NË LIDHJE ME NETËT DHE DITËT E MIRA
1- Dita e re sipas Kalendarit Hënor fillon pas namazit të Akshamit.
2- Netët e mira janë shënuar sipas Kalendarit Hixhri, ku nata e
mirë fillon me hyrjen e namazit të Akshamit të asaj dite.

kalendari i vitit 2022

kalendari islam 2022 netet e mira
kalendari islam 2022 ramazani
kalendari 2022 shqip
kalendari i vitit 2022
kalendari ramazanit 2022 shqip
kalendari 2022 korrik
kalendari i ramazanit
kalendari islam 2022 durrës
festat islame 2022
kalendari islam 2022